Idrizi apel qeverisë në “Javën çame”: Harresa është një vrasje tjetër

Në kuadër të javës çame, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi apeloi qeverinë shqiptare të zbatojë rezolutën për cështjen çame të miratuar në parlament. Pavarësisht pandemisë dhe krizës që po kalon vendi, Idrizi u shpreh se ka shumë arsye për të ngritur zërin sot. Idrizi tha ndër të tjera se nën moton ‘Mos e harro Çamërinë’, nga sot nis java çame e cila përkon me 76 vjetorin e genocidit.

“Jemi këtu sot në përkujtim të 76 vjetorit të genocidit programuar mbi popullsinë e Çamërisë. Genocidi që përfundoi me 20% të vrarë dhe pjesën tjetër të dëbuar. Kombet e dështuar janë ata që fshijnë të shkuarën me harresë. Harresa është një vrasje tjetër. Unë e di shumë mirë që qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë mbuluar ta mbulojnë me harresë.

Për të gjithë ata që mendojnë se shqiptarët e Çamërisë do të lodhen, un them që do të lodhemi të fundit. Ne fillojmë sot javën çame. Këtë vit e kemi me mesazhin mos e harro Çamërinë. Ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremistëve grek. Dua t’i kujtoj Micotaqis, babain e tij që në vitin 1992 pranonte të ngriheshin komisionet mikse për pronat e çamëve dhe partizanëve çamë në varrezat në Greqi. Thirrja sot është ‘dëgjo zërin e babait’.

I drejtohemi qëverisë shqiptare, sot duhet të përkujtonte ditën e genocidit shqiptar ndaj Çamërisë. Sot dua t’i drejtohem qeverisë shqiptare për të zbatuar detyrimin që rrjedh nga rezoluta e miratuar në parlamentin e Shqipërisë për çështjen çame. Në kushtet e krizës sot do të dukej jo shumë me vend të tërheqim vëmendjen për Çamërinë, por kemi shumë arsye për ta ngritur zërin.

I keni parë si janë gjallëruar qarqe ekstremiste greke, në Himarë që dogjën flamurin. Po ndërsa presim reagim nga qeveria, ndalohen apo gjobiten disa patriot që protestuan në Gjirokastër. Ndërsa kërkonim varrezat e shqiptarëve të vrarë në shtëpitë e tyre, u ngritën varreza të ushtarëve grekë, që erdhën si pushtues.

Ndërsa kërkojmë heqjen e ligjit të luftës na përgjigjen me komisione mikes, me ligjin për censusin. I keni parë sesi idiotët e dobishëm të Athinës na shfaqen duke mbrojtur të drejtat e mohuara të minoritetit grek. Ne kemi shumë arsye për të folur për Shqipërinë, Çamërinë dhe ato që na bëjnë bashkë dhe pranaj po ju them që ne do të lodhemi të fundit.” u shpreh Idrizi.

SHKARKO APP