Idrizi: Rama po e mbyll si kali i Trojës së Çamërisë, me Bashën kemi marrëveshje për çështjen çame

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ në ”News24” ka folur për zgjedhjet e 25 prillit ku partia e tij është përfshirë në listën e opozitës së bashkuar. Idrizi thotë se nuk ka asgjë me PS-në, por Rama e nxori PDIU-në nga qeveria duke fshirë nga programi qeverisës edhe çështjen çame. Ai thotë se me Bashën nga ana tjetër ka një marrëveshje që daton në shtator të 2018, ku PDIU me PD angazhohen në qeveri për çështjen çame.

PJESË NGA INTERVISTA

Pse në listat e Opozitës së Bashkuar?

Ka arsye shumë të mëdhaja dhe të mjaftueshme për PDIU. Në radhë të parë, ne kishim një marrëveshje me PS, pra me Ramën, ku në qendër ishte çështja e Çamërisë, avancimi me rezolutën. Madje ishte dhe në program qeverisës. Madje u bashkua dhe në 2015 me reformën territorial, për Bashkinëe Konispolit që është Bashkia e Çamërisë. Në fund të 2017, në mes patëm një ndryshim 180 gradë të Ramës në raport me PDIU por dhe Greqinë. Jo vetëm luftoi të marrë mandatet e PDIU, në Tiranë dhe Fier. Madje është në pushtet me 3 deputetë të votuar nga PDIU.

Në 2017, në programin e qeverisë të krijuar, çështja çame nuk ishte më prezente. Rama filloi goditjet mbi PDIU, dhe ndryshoi kursin në raport me ne. Ai hesht si greku më i mirë për ligjin e luftës. Bëri varrezat e ushtarëve grekë, dhe sekserllëku me 12 miljet në det. Këto ishin arsyet, Rama ka ndryshuar, me dy dreka një të bukur e një të shijshme, madje harroi që po hante në një vend që ka një ligj lufte me Shqipërinë.

PDIU e përzënë nga Edi Rama, i duhej të rreshtohej nga opozita. Kemi qenë shumë të vetëdijshëm që përtej programeve, ishim shumë të bindur që duhet të rreshtoheshim me opozitën për t’i dhënë fuqi asaj. Ajo që ka ndodhur në 4 vitet e fundit me Ramën, duke kapur pushtetit, duke mos qenë më demokraci, dhe ekonomia në 5 duar. Nuk është vetëm çështja çame, por shumë më kaq.

Nuk figuroj në listën e PD, por të opozitës së bashkuar. Hera e parë në 30 vite, që pasi kapi PS dhe socialistët nuk janë më në pushtet. Pra me njerëz që nuk kanë lidhje më me PS. Besoj që ata që kanë ikur nga Shqipëria, nuk janë shifra të Edi Ramës por është fatkeqësi për realitetin shqiptar. Prandaj dhe ju futa lojës së fundit, për bjerrjen e demokracisë, për një njeriu që ka kapur edhe pushtetin ekzekutiv, edhe gjyqësorin. Arriti të prishë marrëveshjen e 5 qershorit. Ndryshoi Kushtetutën për të ndryshuar rregullat e lojës. Detyroi opozitën të futet në një listë të përbashkët.

Kush e bëri lëvizjen, ftesën e parë. Iu drejtuat Bashës? Apo iu ftoi?

Kemi bërë marrëveshjen e parë në shtator të 2018. Para 3 vitesh. Na nxori Edi Rama në opozitë, por nuk ishim bashkuar me opozitën. Pra, duke qenë se kemi pasur një marrëveshje në 2017 në Kryesinë e PDIU dhe Këshillin Kombëtar. Me angazhimin e PD dhe PDIU për çështjen çame. Është një marrëveshje e cila ësthë e fokusuar, aneks-marrëveshje për bashkëpunim, ku angazhohemi, fokusi është tek çështja çame, jetësimin e rezolutës së shqiptarëve të Çamërsië.

Si kryeministër, para 8 vitesh ai do raportonte një herë në 6 muaj për ecurinë e çështjes çame. Ai nuk e kujtoi asnjëherë. U angazhuam në këtë marrëveshje për ngritjen e Komisionit Hetimor, siç është ai për Tivarin. Kemi rënë dakord për të hyrë në një rrugë ligjore të përfaqësuar nga avokati i shtetit, sigurisht për të zgjidhur çështjet pronësore, dhe për të vijuar me angazhimet e tjera.

Kjo është e përbashkët, e firmosur nga unë dhe Basha. Vijon në faqen e dytë. Data është e shtatorit 2018. E para. Ndërkohë kemi dhe të fundit. PDIU i rreshtua. Dhe u bë një mazhorancë numerike. Nëse e kalon PDIU votat tek opozita, atëhere kupton që Rama ka qeverisur me 48% të votave. Sulmet bëhen se për shkak të 4 palë zgjedhjeve, ne jemi në zonat ku ndahen mandatet. Janë mandatet e PDIU që i ndajnë. Kam qenë i befasuar, jo se në rrethinat e Tiranës, por në qendër të Tiranës të duket sikur je në geto.

Lufta për mandatin tuaj në 2017, mes jush dhe PS. Keni frikë për shifrat kaq të vogla?

Nuk e kam frikën. Është një ndër arsyet e tjera për t’u rreshtuar në koalicion. Në koalicion je më i mbrojtur. Në 2017 hymë në zgjedhje me marrëveshje të Ramës e Bashës. Njerëz na kanë rrëfyer grabtiejn e votave të PDIU, dhe lojën. Nëse ju kujtohet, na ngeli pragu, kishim 2 mijë vota më shumë se ç’duhet për të marrë atë mandatin e 18-të. Ka qenë 6 orë që ngeli pragu 2.999, mungonin 0.001%.

Grabitja e këtij mandati, futja e dorës në vota. Sekseri në çështjen çame. Ne nuk kemi ndryshuar. Rama bërtiste për çësthjen çame më shumë se sa ne, thoshte s’do shkoj Greqi pa u hequr ligji i luftës. Ku e ka bilancin tani? Ligji i luftës nuk u hoq, çështjen çame e hoqi nga programi qeverisës.

Ne nuk kemi asgjë me PS. Kemi përballë Edi Ramën. Heqja nga programi qeveritar i çështjes çame, 12 miljet në det, varrezat e ushtarëve grekë. Dhe tentativa e Ramës që ne po i ndjekim për të hequr emrin e shqiptarëve të Çamërisë nga librat shkollorë. E nisi si kalorës i Çamërisë, e mbylli si kali i Trojës së Çamërisë. Do e çojmë jo vetëm në opozitë, por dhe në stolin e turpit.

SHKARKO APP