Idrizi thirrje Kuvendit: Dënoni genocidin serb në Kosovë, miratoni rezolutën e Vetëvendosje!

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi kërkon reagim të koordinuar mes Kosovës e Shqipërisë për të dënuar krimet e luftës, genocidin, përdhunimin dhe dëbimin masiv të popullsisë së Kosovës nga Serbia.

Ai i kërkon Kuvendit që në këtë drejtim të reagojë sa më shpejt e të miratojë rezolutën e propozuar nga Vetëvendosje.

STATUSI I PLOTE
Sot kur po behen me shume se 20 vite nga fitorja e luftes Çlirimtare te Kosoves perfaqesuesit politik te Kosoves ndodhen ne banken e te akuzuarve, ndersa parlamenti i Shqiperise nuk ka miratuar ende asnje deklarate per denimin e vrasjeve, masakrave, perdhunimeve dhe deportimit masiv te popullates.
I kerkojme qeverive te Shqiperise dhe Kosoves te nisin urgjentisht punen per ngritjen ne Prishtine te muzeut te krimeve serbe qe te mbetet si nje monument kujtese per te gjithe brezat.
Propoganda e mbledhjeve boshe te qeverive duhet te marre fund. Duhet te reagojme bashkerisht ne permbushjen e objektivave te perbashketa dhe nderimi i memorjes kombetare e denimi njezeri i krimeve duhet te jete hapi i pare dhe urgjent.
PDIU kerkon nga parlamenti i Shqiperise te miratoje rezoluten e propozuar nga Vetvendosja per denimin e genocidit Serb ne Kosove. Te gjithe bashke ne nje flamur te reagojme me dinjitet e ne mbrojtje te historise tone te se shkuares dhe te ardhmes.

SHKARKO APP