“IGJEUM ka regjistruar 15 sekonda të tërmetit të 26 nëntorit”, KLSH publikon raportin: Investimet në nivel të ulët, nuk ka strukturë teknologjie

Në Shqipëri jemi mësuar të shohim tendera nga më të çuditshmit madje dhe në kohë pandemie, si monitorimi online i inpesktorëve tatimore apo sisteme për bileta elektronike. Para publike që shkojnë për investime që pothuajse s’kanë asnjë impakt për jetën e qyetarëve, ndërkohë që institutet shkencore të vendit nuk kanë para edhe pse investimet për to janë mjaft të rëndësishme.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Institutin Gjeoshkencave ka zbuluar se pajisjet e këtij Instituti mjaft të rëndësishëm shkencor nuk janë eficëntë dhe aspak të kohës. Zbulimi merr përmasa tragjike kur mësohet se stacioni sizmilogjik i Durrësit ka rregjistruar vetëm 15 sekondat e para të tërmetit tragjik të 26 nentorit pasi mungesa e një baterie UPS nuk i ka lejuar atij që të bëjë një dokumentim të plotë të lëkundjeve.

KLSH nënvizon se funksionimi i rregullt i tre rrjeteve sizmike në vendin tonë është i rëndësishëm për parashikimin dhe monitorimin e katastrofave natyrore në kohë reale, duke marrë masa në drejtim të mbrojtjes së jetës së njerëzve dhe reduktimin e dëmeve materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosfunksionimi i pajisjes pranë e epiqendrës ngre pikepyetje mbi saktësinë e të dhenave mbi tërmetin e 26 nentorin. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, Instituti i Gjeoshkencave, ka investime të ulëta në fushën e teknologjive të informacionit edhe pse monitorimi i aktivitetit sizmik dhe meteorologjik ka rëndësi kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungon struktura IT dhe ka vetëm një punonjës me profil shkenca kompjuterike, i cili në strukturë është staf akademik pranë Departamentit të Sizmologjisë. Konstatohet se përcjellja e problematikave në Universitetin politektnik të Tiranës, nga ku varet IGJEUM është e reduktuar.

Por përsëri, miratimet e investimeve nga Universiteti Politkenik janë mjaft të ulta. KLSH kërkon mbështetjen me fonde të isntitutit të gjeoshkencave, plotësimin e stafit dhe ngritjen e strukturave të teknologjive të informacionit. Rregjistrimi i të dhënave të tërmetit mbi kohëzgjatjen dhe intesitetin nuk do të shpëtonte jetë njerëzish dhe s’do të pengonte shembjen e shtëpive, por do të ndihmonte që të siguronim një dokumentim shkencor që do të shërbente për qasjet tona ndaj tërmeteve dhe ndërtimeve në të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?