Igumenicë, gjendet me kokë të prerë 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet E Mërkurë, 21 Prill 2021 10:50
Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se vitkima është rreth 25 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu shqiptar është gjetur nga fermerë të zonës me kokë të prerë.
Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

