“Ik se do vdesim këtu”, një prej naftëtarëve detyrohet nga mjekët të lërë grevën

Një prej grevistëve të urisë së rafinerisë së Ballshit që kanë filluar grevën e urisë që është në ditën e 10-të të saj, është detyruar të lërë grevën. Shkak, përkeqësimi i gjendjes së tij shëndetësore.

Pirro Xharra 51 vjeç ka shfaqur tension të lartë ndërsa fillimisht nuk ka dashur të lërë grevën për tu dërguar në spital.

Ai është detyruar nga mjekët që të dërgohet urgjentisht në spital.

ABC News ka ndjekur nga afër grevën dhe këtë bisedë të grevistëve, kur mjekët kanë kryer vizitat mjekësore dhe 51 vjeçari është detyruar të lërë grevën për shkaqe shëndetësore.

Biseda:

Grevisti: Unë mbarova më përpara, do vdes këtu..

Mjekja: Duhet të vish në spital..

Grevisti: Nuk ka shanse moj zonjë, është jeta ime, ti do më komandosh ti mua kaq.

Grevisti: Ne i kërkuam drejtoreshës së spitalit që mjekimi të bëhet këtu, pse duhet të vijmë në spital ne.

Mjekja: Sepse duhet t’ju trajtojmë në spital, mund të keni komplikacione këtu…

Grevisti: Ik se do vdesim këtu, faleminderit për respektin….

Mjekja: Zotëri ju jeni me tension të lartë tani, keni nevojë të merrni trajtim në spital, këtu nuk janë kushtet që të merrni serumet.

Pas disa përpjekjeve dhe bisedave grevisti është marrë nga mjekët e spitalit nga ambientet e grevës dhe është dërguar me autoambulancë për të marrë trajtimin në spitalin e Mallakastrës.

Ata janë shprehu skeptikë në zgjidhjen e problemit të tyre, ndërsa thonë se disa herë janë ndjerë të mashtruar nga kompanitë dhe qeveria.

Edhe pse përballë këtij presioni ende instancat shtetërore dha askush tjetër nuk është bërë e ditur asnjë zgjidhje për këtë situatë.

Kujtojmë se naftëtarët ndodhen prej 10 ditësh në grevë urie pasi nuk kanë marrë 20 pagat e tyre si dhe kërkojnë rinisjen e punës. /abcnews.al

SHKARKO APP