Ikën edhe Elvis Pupa nga digitalb dhe Top Channel
Emisioni ‘M’fal për shprehjen’ nën moderimin aktorit të humorit Elvis Pupa startoi rreth një vit më parë në DigitAlb, por duket se sezonin e ri aktorin nuk do ta shikojmë më në këtë ekran.
Pas aventurës së tij një vjeçare si moderator në DigitAlb , duket se aktori ka vendosur të ndërrojë televizion, këtë e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale.
‘Pershendetje!
Per te gjithe ju qe me keni pyetur ne komente dhe inbox, programi i ri nuk do te jete ne DigitAlb.
Ju falenderoj shume per mbeshtetjen. Surpriza te bukura jane rruges’


