Ikën Grima Duma dhe Alfred Rushaj. Themelet e Selisë Blu po rrënohen prej pabesisë dhe kryeneçësisë!

Nga Lindita Kokoli dhe Jonida Halili- 

Nga grupi parlamentar i PD-së ikën dy deputetë me personalitet dhe integritet. Grida Duma dorëzoi mandatin sot në një konferencë shtypi me akuza ndaj politikës dhe kulisave dhe Alfred Rushaj, pa zhurmë të madhe.

Të dy mbeten figura me imazh të mirë në shoqëri, por të detyruar, siç duket, nga pisllëqet e politikës dhe nga pabesia që është ulur këmbëkryq në një pjesë të grupit parlamentar demokrat si dhe nga lufta brenda llojit.

Në fakt ikja nga politika aktive e të dyve është humbje për demokratët. Alfred Rushaj nuk njihet si politikan karizmatik, por është një nga profesionalistët me të zotë në Shqipëri. Ndaj largimi i tij do të lerë shumë boshllëk në PD.

Ndërsa Grida Duma ishte tharmi dhe zjarri në PD, e cila mbetet një politikane karizmatike dhe e kudondodhur; në debate dhe në komunitet, në media dhe në politikë, ndonëse iku nga parlamenti.

Ikja e të dyve ka krijuar një hendek të thellë në PD, sepse gjithnjë e me shumë po rrënohet godina historike e PD, e cila dikur rrëzoi pushtetin komunist, kurse tani po ha themelet e veta.

Themelet e Selisë Blu po rrënohen prej pabesisë dhe kryeneçësisë!

SHKARKO APP