Ikën me gomone, 26 shqiptarë kthehen nga Britania me fluturim çarter

Nga rruga që ikën me gomone drejt Britanisë së Madhe për një jetë më të mirë, por u kapën dhe u dëbuan nga shteti. Kjo është kronika e nëntë shqiptarëvë që u larguan mbrëmjen e së enjtes nga qendra e pritjes së “Home Office”, pasi kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone. Shqiptarët e deportuar janë pjesë e një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me fluturim çarter.

”Ne shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme dhe po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t’i ndaluar ato”,-tha një zëdhënës i Home Office.

12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit nga vetëm 50 në 2020 dhe 800 vitin e kaluar. Si kurrë më parë, në Londër të shtunën e 12 nëntorit u mbajt një protestë nga komuniteti shqiptar, që dënonin gjuhën dhe racizmin nga sekretarja e Brendshme.

Nga ana tjetër, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Alastair King-Smith i ka bërë thirrje shqiptarëve, që të mos shkojnë ilegalisht në Britani, duke thënë se ka shumë alternativa tjera ligjore si në Angli ashtu edhe në Shqipëri.

Një tjetër rrugë e përdorur nga shqiptarët, është edhe ajo për kopje të dokumenteve të teknologjisë së lartë, ku përfshihej pasaportë false dhe patentë për vetëm 2600 paundë.

SHKARKO APP