Ikën Rusia: Lamtumirë OSBE!
Parlamenti i Rusisë do të votojë në 21 shkurt mbi pezullimin e anëtarësisë në vendit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), njoftoi të martën kryetari i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin.
OSBE ka 57 vende anëtare, mes tyre Ukraina, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Që prej sulmit rus ndaj Kievit, organizata ka qenë mjaft e polarizuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Moskës për përdorimin e të drejtës së vetos që gëzon secili nga vendet anëtare.
“Ka ardhur koha t’i themi mirupafshim Asamblesë Parlamentare të OSBE-së”, tha zoti Vilodin në një mbledhje të Dumës, Dhoma e Ulët të Parlametit të Rusisë, sipas një deklarate në faqen e internetit të Dumës,
“Organizatës i mungon pavarësia, ajo është e politizuar dhe vepron sipas Uashingtonit. Por gjëja më e keqe në këtë situatë është se ne paguajmë dhe jemi ndër kontributorët më të mëdhenj”, u shpreh ai.
Të dyja dhomat e parlamentit rus, Duma dhe Këshilli i Federatës, do të votojnë njëkohësisht për pezullimin e pjesëmarrjes dhe për ndalimin e pagesave të Moskës për OSBE-në”, tha zoti Volodin.
Në deklaratë thuhet se Duma mund të shqyrtojë mundësinë që Rusia të largohet edhe nga organizata të tjera ndërkombëtare, por pa përmendur se cilat.
Ukraina dhe vendet baltike, të cilët janë fqinje të Rusisë, refuzuan të merrnin pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm të OSBE-së në fund të vitit të kaluar për shkak të pranisë të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov./VOA/