Ikin emigrantët, radhë të gjata në kufi

Kaq e pati edhe festa e Pashkëve në vend, emigrantët shqiptarë kanë marrë udhëtimin për t’u rikthyer në shtetin grek.

Fluksi i menjëhershëm ka bërë që situata në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës të jetë kaotike dhe emigrantët janë të detyruar të presin në radhë me orë të tëra para se të mund t’u afrohen sporteleve për përpunimin e dokumentacionit dhe për të vazhduar udhëtimin e tyre normalisht.

“Ka shumë radhë. Ne kemi një orë e gjysmë që presim, ndërsa na duhet të presim edhe dy apo tre orë të tjera për të shkuar”, thotë një emigrant.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Radha është krijuar pasi nuk mbahet si duhet. Ata që korruptojnë policin kalojnë pa radhë. Ne që jemi të ndershëm presim radhën”, shprehet një tjetër emigrant.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?