Ikja e Besa Shahinit, Veliaj: E drejtë ekskluzive e Ramës njësoj si e Edi Rejës me lojtarët
Duke komentuar largimin e ministres së Arsimit Besa Shahini ditën e parë të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se kjo është një e drejtë ekskluzive e kryeministrit.
I ftuar në “Real Story” në News 24, Veliaj tha se ndryshimi vjen për t’ia kaluar stafetën dikujt që do të angazhohet në fushatë.
Veliaj: Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.
Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes.
Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove.