”Ikja e trurit”, 40% e emigrantëve me arsim të lartë
Nga Shqipëria po ikën edhe të arsimuarit. Jemi vendi i dytë në Europë dhe Azinë Qëndrore që ka numrin më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë. Në raportin ”Migrimi dhe rrjedhja e trurit” të Bankës Botërore, rezulton se 39.8% e popullsisë në Shqipëri rezulton të ketë emigruar, ndërsa vërehet se lëvizja e njerëzve drejt vendeve të Europës është rritur vrullshëm gjatë 4 dekadave të fundit.
1 nga 3 emigrantë në botë shkon në Europë, ndërsa ngrihet shqetësimi për “largimin e trurit” nga vendet e origjinës, e cila sipas Bankës Botërore do të sjellë sfida për ekonomitë e këtyre shteteve në të ardhmen sa i përket kualifikimit të forcës së punës.
Banka Botërore shprehet se zgjidhja për ndalimin e largimit të popullsisë më të kualifikuar nga këto vende ndodh për shkak të nivelit ekonomik. Për Shqipërinë vlerësohet 34.6% e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë.
”Përmirësimi i qeverisjes dhe fuqizimi i institucioneve në vendet e origjinës mund t’u japin zgjidhje shkaqeve që qëndrojnë në rrënjë të emigrimit të vazhdueshëm. Po ashtu edhe nxitja e sektorit privat dhe fuqizimi i krijimit të vendeve të reja të punës, investimi në arsimin e lartë dhe rritja e mundësive për gratë në ekonomi”.