”Ikja e trurit”, studentët shqiptarë drejt universiteteve në Europë

Amra Karini, është një prej maturanteve që ka vendosur të studiojë në Holandë, në degën Fizikë e Aplikuar. Marrjen e vendimit e kishte të lehtë, pasi nuk besonte së Shqipëria do t’i ofronte dijet që lakmon. Kurse Klejvis Verteniku ka zgjedhur Rusinë për të ndjekur studimet në mjekësi.

Ndryshe nga universitetet europiane që bazohen mbi trajnimet studentore, si dhe vendosmërinë personale për të ndjekur një degë të caktuar, universitetet në Shqipëri i kanë varur shpresat te mesatarja.

”Ikja e trurit”, sipas ekspertëve është një boshllëk që nuk mund të mbushet lehtë. Ata sugjerojnë ndryshimin e sistemit arsimor, duke iu përshtatur kërkesave të studentëve.

SHKARKO APP