IKMT aksion për pastrimin e inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit

Sipas njoftimit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka nisur pastrimi i inerteve përgjatë bregdetit të Orikumit.

IKMT bën me dije se aksioni është ndërmarrë pas prishjes pak kohë më parë të një numri objektesh po nga ana e këtij organi si dhe gjithashtu në zonën ku po ndërhyhet aktualisht kalon projekti i shëtitores buzë detit, që nis nga Vlora.

“Pavarësisht këtij aksioni në Orikum, IKMT nuk ka ndërprerë, por ka intensifikuar kontrollet dhe ndërhyrjet përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, dhe prej pak javësh edhe përgjatë lumenjve në mbrojtje të territorit dhe mjedisit,” vazhdon njoftimi i IKMT.

SHKARKO APP