IKMT aksion te “Syri i Kaltër”, prishen ndërtimet pa leje
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, zhvillon gjatë ditës së sotme një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje te “Syri i Kaltër”.
Në bazë të kërkesës nga IKMT, për prishjen e objekteve informale në zonën e “Syrit të Kaltër”, Sarandë, datë 11 tetor, OSHEE do të stakojë energjinë elektrike.
Ndërprerja do të bëhet nga ora 09:00 deri në 13:00.
Kjo është periudha për kryerjen e aksionit, ku stakimi bëhet për masë sigurie.
OSHEE thotë se ka marrë masat e kufizimit të energjisë, duke lokalizuar vendin ku do të kryhet ditën e sotme aksioni i IKMT.
KOHA JONË SONDAZH

