IKMT: Do të shemben dhjetëra objekte në disa bashki

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur operacione për prishjen e një numri të konsiderushëm objektesh në disa bashki të vendit.

Objektet që shërbenin në infrastrukturën shëndetësore, arsimore dhe si banesa, pas akt ekspertizave të thelluara të kryera nga specialistët pas tërmetit që goditi vendin në nëntorin e kaluar, kanë rezultuar të dëmtuara rëndë dhe të rrezikshme.

Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak dhe Kavajë, Krujë. Këto operacione do t’i shtohen punës së kryer në Thumanë ku brenda pak ditësh IKMT prishi 9 objekte.

Sipas planit të detajuar, IKMT do të prishë:

Kavajë: 5 pallate dhe një shkollë

Vorë: 19 pallate dhe 4 shkolla. Shkolla 9 vjeçare e Marikajt, tre katëshe, planifikohet të prishet me shpërthim të kontrolluar.

Kamëz: Një shkollë e mesme

Shijak: Tre shkolla

Krujë: Pesë shkolla, një kopsht, një qendër sheëdetësore

Kurbin: 8 shkolla, 25 pallate

Durrës: 1 shkollë dhe 2 qendra shëndetësore

SHKARKO APP