IKMT kallëzon për shpërdorim detyre Isa Sakjën

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja, me akuzën për shpërdorim detyrën por jo vetëm.

Në padinë e dorëzuar këtë të hënë, IKMT-ja kallëzon edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato, si dhe kryeinspektorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Bashkinë e Kavajës, Dritan Kazazi.

Sipas pretendimit të IKMT-së, këta zyrtarë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe në ushtrimin e funksionit të kontrollit të ligjshmërisë në të paktën 7 objekte shumëkatëshe, kanë cënuar territorin dhe interesin publik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?