IKMT: Kujdes, në Tiranë do shpërthej eksploziv
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë në Tiranë me shpërthim të kontrolluar një objekt të përbërë nga tri kulla, thuhet në njoftim për mediat nga IKMT.
Në njoftim thuhet se “Lartësia e objektit mendohet të jetë rreth 30 metra. Specialistët e IKMT me mbështetjen e xhenierëve nga Ministria e Mbrojtjes, janë duke kryer proçedurat e fundit para shpërthimit që mendohet të kryhet ditën e enjte.
Në trupin e objektit, i cili do të shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, do të hapen 120 vrima ku pritet të vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4”
KOHA JONË SONDAZH

