IKMT në Orikum, banorët përplasen me policinë

Projekti “Lungomare 2” çoi sërish punonjësit e IKMT në zonën e Orikumit ku do të shemben disa objekte të ndërtuara pa leje për t’i hapur rrugë punimeve. Ashtu si disa javë më parë edhe mëngjesin e sotëm, IKMT dhe forcat e policisë u përplasën me banorët që kundërshtojnë prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Situata u tensionua disa herë, çka detyroi IKMT që të ndërpriste aksionin e shembjes së objekteve, pasi, disa nga banorët u përplasën edhe fizikisht me punonjësit e policisë. Banorët kërkojnë të njihen me projektin dhe kërkojnë që të zhvillohet një dëgjesë publike. Me pas dhjetëra banorë të Orikumit dhe Radhimës, u mblodhën në Orikum, ku zhvilluan një protestë kundër projektit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?