IKMT nis shembjen e 7 pallateve të dëmtuara nga tërmeti në Laç (Video)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar në terren, ndërsa ka planifikuar shembjen e 7 pallateve ne zonën e Laçit. Në videon e mëposhtme shihen qartë se skrepat dhe fadromat janë rreshtuar dhe janë në gatishmëri për të hedhur në tokë disa pallate, të cilat pësuan dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ky aksion pritet të vijojë me intensitet të lartë jo vetëm në Laç, por në të gjitha zonat ku banesat dhe pallatet janë shpallur të pabanueshme. Mësohet gjithashtu se i gjithë ky aksion do realizohet me makineritë e rënda, të cilat kanë filluar punën që në 9:30, ndërsa sipas prefektit Gjokë Jaku, nuk do përdoret lëndë plasëse pasi ka shumë banesa afër, dhe struktura e tyre është e panevojshme që të ndërhyhet me tritol. BW

Ikmt prish palletin 5 katesh në Laç

SHKARKO APP