IKMT, operacione në gjithë vendin

 

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së territorit ka nisur javën e fundit të shtatorit disa operacione në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Operacionet e IKMT filluan nga qyteti i Librazhdit, ku prishen 76 objekte të paligjshëm, si ndërtesa një dhe disa katëshe, me funskione të ndryshme, garazhe, platforma etj.

Në operacionin e Beratit, IKMT ka prishur 40 objekte të paligjshme, shumica garazhe, një katëshe dhe platform betoni. Ndërkohë që IKMT ka mbështetur edhe bashkinë e Fierit, duke prishur një shtesë pa leje në një prej pallateve në këtë qytet.

Një tjetër operacion i cilësuar i suksesshëm nga IKMT, është ndërrmarrë në bashkinë e Krujës. Zbatimi i planit të punës ka nisur në hyrje të Fushë –Krujës ku janë prishur 10 objekte, ndërkohë që operacioni ka vijuar më pas në Krujë ku janë prishur 85 objekte me lartësi të ndryshme.

Ndërkohë në Tiranë, IKMT ka vijuar operacionin që ka lidhje me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke prishur në Farkë 10 objekte. Në mbështetje të një projekti të qeverisë shqiptare, IKMT ka ndërhyrë edhe në brendësi të QSUT duke prishur 7 objekte.

Përgjatë të gjitha këtyre aksioneve, qytetarët janë treguar bashkëpunues, jo vetëm duke nisur çmontimet e objekteve, por edhe duke mos shkaktuar asnjë incident me inspektorët e IKMT në çdo zonë ku punohej.

Së shpejti IKMT do të përqëndrohet në qytetin e Bajram Currit dhe në atë të Fierit. 

SHKARKO APP