IKMT shemb ndërtesën gjigante në Astir, bie njëherësh pasi i pret kollonat (VIDEO)
Punonjësit e IKMT shembën mëngjesin e sotëm 5 ndërtesa të tjera në zonën e Astirit, pasi preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Në videon e mëposhtme shihni pamjet kur IKMT shemb ndërtesën 4-katëshe, në të cilën nuk kishte banorë, pasi shërbente për zyra.
Siç mund ta shihni dhe në video, ndërtesa gjigante bie menjëherë, duke u shkatërruar plotësisht, pasi punonjësit e IKMT i presin kollonat. Aksioni i IMT u ndoq nga forca të shumta policie, të cilët bllokuan rrugën për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme me banorët e zonës.