IKMT shton forcat, dy fadroma shembin restorant ”Panorma”

IKMT ka shtuar forcat për prishjen e restorant ”Panorma” në Porto Romano. Mjetet e rënda vijojnë punën për shembjen e restorantit të Mihal Kokëdhimës ku deri më tani kanë shembur më shumë se gjysmën. Ky aksion i IKMT-së vjen pas ngjarjes së rëndë, ku pronari i saj ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike mbi turistët spanjollë.

IKMT ka shembur më shumë se gjysmën e restoranit pa leje të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Fadroma po punon m intensitet të lartë dhe për rreth 1 orë ka shembur taracën sipër restorantit, shkallët, dhe gjysmën e ndërtesës. Deri më tani nuk janë shënuar incidente, pasi i gjithë territori po ruhet nga forca të shumta të policisë.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka reaguar për prishjen e bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, në pronësi të Mihal Kokëdhimë. Ky aksion i IKMT udhëhiqet nga kryeinspektorja, Dallëndyshe Bici dhe në bashkëpunim me policinë e shtetit. IKMT bën me dije se nuk ka hasur në kundërshtime nga qytetarët. Më pas IKMT shkruan se kjo nuk do të jetë shembja e vetme e restoranteve pa leje, por do të vazhdojë në të gjithë zonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të prishë bar-restorantin “Panorma” në Porto-Palermo, i ekspozuar publikisht pas një skandali të pronarit me disa turistë spanjollë dhe dy shoqëruesit e tyre shqiptarë. Objekti rreth 2 mijë metër katror, i ndërtuar në një nga zonat më të bukura bregdetare të Shqipërisë, rezulton pa leje, ndërkohë që shfrytëzonte kundrejt pagesës edhe pjesën e plazhit. Në këtë operacion, IKMT nuk ka hasur në kundërshtime të qytetarëve. Çdo veprim i saj ka qenë i koordinuar ngushtësisht me policinë e shtetit. Menjëherë pas përfundimit të këtij operacioni, IKMT do të vijojë punën në gjithë vijën bregdetare te vendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?