Ikni me pushime? Lexo 7 këshillat e Ministrisë së Brendshme

Nga analiza e brendshme e policisë së Tiranës për 6 muajt e këtij viti, evidentohen dy fenomene shqetësuese sa i takon kriminalitetit. Bëhet fjalë për vjedhjet e banesave dhe vjedhjet e automjeteve.

Por largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesat. Nga ana tjetër, ministria e Brendshme ka 7 këshilla për të gjithë ata që do të nisen për pushime.

”Hajdutët mund të shfrytëzojnë mungesën Tuaj gjatë pushimeve, për plaçkitje e vjedhje në banesa. Risjellim në kujtesë disa këshilla të thjeshta për t’u siguruar se nuk do të përballeni me surpriza të pakëndshme kur të ktheheni në shtëpi. A jeni kthyer në shtëpi? Mos hezitoni të raportoni veprime apo sjelle të dyshimta në zonën ku banoni, përmes numrit 112”,-shkruhet në statusin e ministrisë në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

7 këshillat e Ministrisë së Brendshme

Swiss Digital Mobile Reklama

1-Kujdes sigurimin e banesës kur dilni jashtë qytetit apo shtetit
2-Harro mitin e çelësit poshtë vazos por zgjidh një person të besuar për tia dhënë çelsin
3-Kujdes postimet në rrjete sociale. Sa më pak të detajuara dhe publike statuset, fotot nga vende të lagërta, aq më pak mundësi kanë hajdutët që t’ju vjedhin qetësisht shtëpinë.
4-Kujdes faturat e shtrenjta apo kutitë firmato që hidhni. Sa më pak t’jua shohin në koshin e plehrave apo në derën e shtëpisë, aq më pak tundohen hajdutët e vëmendshëm të banesave.
5-Për siguri fotografoni sendet me vlerë. Nëse bini pre e vjedhjes së banesës dhe e denonconi në 112, do jetë më e lehtë pikasja dhe zbulimi i tyre.
6-Kujdes hajdutët që trokasin të kamofluar si shpërndarës broshurash.
7-Kujdesuni për të moshuarit, siguroni shtëpinë para pushimeve.

/Koha Jonë/ R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?