Iku e vetme në Pejë, 23-vjeçarja viktimë e një abuz*imi në grup

Familja e denoncoi të zhdukur dhe 23-vjeçarja u gjet nga Policia në Pejë të Kosovës. Vajza nga Tirana, ishte nisur e vetme me autobus dhe kishte mbërritur në Pejë. Ajo është gjetur më 8 dhjetor pasi familjarët dhe policia kishin shkuar aty për ta kërkuar.

Ajo ka qenë në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe shëndetësore, por pa shenja dhune në trup. Megjithatë, kontrollet mjekësore zbuluan se ajo ishte përdhunuar. Sipas autoriteteve, abuzimi seksual ka ndodhur në një shtëpi të pabanuar dhe dyshohet se janë të përfshirë disa persona.

Momentalisht po kryhen hetime dhe janë parë kamerat e sigurisë në zonat e qytetit ku vajza ka lëvizur, për të zbuluar më shumë për atë se çfarë ka ndodhur me të.

Për mbrojtjen e viktimave të dhunës, sot ka folur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili tha se nevojitet një koalicion kombëtar për të reaguar kundër këtij fenomeni.

SHKARKO APP