Iku nga PD, Hysa emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit
Jola Hysaj, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Hysaj u largua nga PD në muajin mars të këtij viti, pas një periudhe angazhimi në strukturat drejtuese të selisë blu, ku mbante detyrën e sekretares për Marrëdhëniet me Publikun. Ajo njoftoi dorëheqjen nga posti i saj dhe largimin nga partia pas një serie zhvillimesh dhe vendimmarrjesh brenda partisë, të cilat sipas saj nuk respektojnë parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një forcë politike demokratike.

