Iku njëri nga gjyqtarët, shtyhet sërish gjyqi për grupin Shullazin

Gjyqi për Emiljano Shullazin është shtyrë sërish sot. Arsye këtë herë është bërë shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Arben Vrioni. Ky I fundit ishte një nga anëtarët e trupës gjykuese, por Komisioni I Pavarur I Kualifikimit vendosi shkarkimin e tij nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë që procesi gjyqësor ndaj Shullazit dhe grupit të tij njeh shtyrje. Në fakt, gjyqet po shtyhen që nga nëntori i 2018, pra prej një viti nuk është zhvilluar thuajse asnjë seancë normale. Këtë herë arsye ishte mos-plotësimi i treshes gjykuese, ndërsa herë të tjera arsye është bërë edhe mungesa e avokatëve.

Grupi ‘Shullazi’, është dënuar më 13 nëntor 2018, me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Vendimi është apeluar nga grupi, por ky proces tek Gjykata e Apelit duket se ka ngecur për shkak të shtyrjeve të njëpasnjëshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?