Iku pa policë dhe me vrap, Gjykata shpjegon ”arratisjen” e mjekut Gashi pas seancës

Mjeku Edmond Gashi pasi mori nga Gjykata e Tiranës masën e sigurisë ”arrest shtëpie”, pas seancës doli me vrap. Gashi u paraqit këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës, e cila la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për “shpërdorim detyre” në skandalin e Onkologjikut.

Në një njoftim sqarues, Gjykata bën të ditur se mjeku teksa ka qenë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qenë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës.

“Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E.G, teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i policisë së shtetit“, thuhet në reagimin e Gjykatës.

SHKARKO APP