Iku vapa bashkë me gushtin! Priten reshje të dendura shiu

Me sa duket i nxehti iku bashkë me gushtin. Duke nisur nga java e ardhshme, temperaturat do të bien, ndërsa do të ketë reshje të dendura shiu. Edhe gjatë fundjavës, moti do të shoqërohet me vranësira të herëpashershme, ndërsa temperaturat nuk do t’i kalojnë 32 gradët.

Parashikimi nga Meteoalb:

Fundjava do te jete kryesisht me mot te kthjellet dhe vranësira të herëpashershme, me te dukshme vranësirat ne zonat lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu. Java tjetër do të nise me vranësira dhe shira të dendur. Temperaturat e ajrit gjatë fundjavës do te jene rreth vlerës 31 – 32 grade C, ndërsa java tjeter sjell rënie të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?