“Iku vapa me gushtin” – Ja si do vazhdojë moti

Pas reshjeve të shiut në disa qytete të Shqipërisë, duket se temperaturat e larta mbi 35 gradë celsius nuk do jenë më të pranishme.

Parashikimi i motit “ilMeteo.it” dëshmon se nga këto ditë deri në fund të muajit, temperaturat do jenë drejt rënies.

Më e larta do të jetë vetëm 2 ditë (të mërkurë, të enjte) me 33 gradë celsius dhe më pas nuk do të kalojë 31 gradë celsius, ndërsa më e ulëta do të shënojë 22 gradë celsius.

Kjo për shkak të presionit të ulët atmosferik, që pritet të përfshijë dhe vendin tonë, ku në disa zona nuk do të mungojnë dhe reshjet e shiut.

Shqiptarët duhet të kenë kujdes nga temperaturat përvëluese deri të enjten e kësaj jave që po hyn dhe më pas do të kemi një gusht me vapë të durueshme, me ditë të caktuara të lagshta nga reshjet lokale. 

SHKARKO APP