“Il Sole 24 Ore”: Shqipëria në krye të destinacioneve për udhëtarët

Shqipëria kryeson listën me 66% të totalit të numrit të udhëtarëve që nisen nga Porti i Barit.

Këtë e konfirmon media e njohur italiane “Il Sole 24 Ore”, e cila flet mbi rritjen e turizmit shqiptar këtë vit krahasuar me vitin 2014.

Sipas saj, klima dhe natyra e veçantë e Shqipërisë, plazhet e e qetë, natyra malore e paeksploruar, kurioziteti kulturor, kulinaria vendase, kanë bërë që vizitorët në vendin tonë të rriten nga viti në vit.

Konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga porti i Barit, gazeta italiane shkruan se numri i tranziteve në këtë port është rritur ndjeshëm gjatë këtij muaji: mijëra pasagjerë po udhëtojnë nëpër destinacione të tilla si Shqipëria, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

 

SHKARKO APP