Ilaçe nga Shqipëria në Norvegji, çifti fshehu 3 mijë tableta në komardare
Policia në Portin e Durrësit ka arritur të identifikojë një rast kontrabande me ilaçe “Diazepam”.
Pas dyshimeve, policia ka ndaluar çiftin dhe ka arrestuar bashkëshortin ndërsa ka nisur procedimin në gjendje të lirë ndaj bashkëshortes së tij.
Efektivët e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, mbrëmjen e datës 08.10.2016, kanë goditur një rast kontrabande me mallra të liçensuara dhe arrestuan në flagrancë 43-vjeçarin Arsim Gashi, banues në Norvegji, me shtetësi norvegjeze dhe kombësi shqiptare.
Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të bashkëshortes së tij, shtetases: F.G. 38 vjeçe, banuese në Norvegji, me shtetësi norvegjeze dhe kombësi shqiptare.
Shtetasit e mësipërm, tha policia, bashkëshortë me njëri -tjetrin, më datë 08.10.2016, rreth orës 21: 00 janë paraqitur pranë kabinave te kontrollit të Policisë Kufitare PKK Port Durrës për t’u imbarkuar në tragetin e linjës Durrës- Bari, me mjetin tip Ford me targa LS75558 me destinacion përfundimtar Norvegjinë.
Efektivat e Policisë, bazuar në disa dyshime e kanë kaluar mjetin për kontroll më të hollësishëm në Vijën e Dytë dhe pranë Skanerit S2 Albania. Pas ekzaminimit u konstatuan disa pjesë të dyshimta në makinë tek pjesa e parakolpit dhe mbrapakolpit te saj.
Pas kontrollit të kryer u vu re se në këto pjesë gjendeshin 3 komardare gome të izoluara me tel, brenda të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme ilaçesh të llojit Apaurin Diazepam në total 3 030 tableta, 45.450 kokrra.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra te liçencuara” parashikuar në nenin 173 të Kodit Penal”, thuhet në lajmërimin e policisë.
KOHA JONË SONDAZH

