ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj
Këshilli i Lartë Gjyqësor, (KLGJ) u njoh të mërkurën (5 mars) me konkluzionet përfundimtare në çështjen disiplinore të filluar ndaj gjyqtares së Shkodrës, Arta Llazari.
Përfaqësuesit e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD u qëndruan kërkimeve për shkarkimin e gjyqtares Llazari për shkelje shumë të rënda, ndërsa subjekti paraqiti mbrojtjen dhe kundërshtitë e saj.
ILD e filloi hetimin disiplinor ndaj gjyqtares Llazari bazuar në 11 ankesa për mospërmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Sipas ILD-së, gjatë hetimit administrativ janë evidentuar edhe fakte të tjera, konkretisht shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo llogjike e në mënyrë të vazhdueshme. Kjo situatë sipas ILD është thuajse e barabartë me mungesën e drejtësisë.
KOHA JONË SONDAZH

