ILDKP kallëzon penalisht zyrtarët që fshehën pasurinë. Ja 20 emrat

­Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht 20 zyrtarë të cilët kanë fshehur pasurinë ose kanë bërë deklarim të rremë. Në listën e publikuar nga ILDKP shumica e zyrtarëve janë doganierë dhe tatimore, por aty gjenden edhe dy kryetarë komune.

Emrat e të kallëzuarve:

Adriatik Kaloshi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Besnik Bishanaku, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Adela Abazi, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme; Ermal Topalli, për funksionin Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës; Dritan Manaj, për funksionin Kryetar i Degës së Shoqërive Publike,Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Xhevahir Bilja, për funksionin Kryetar i Komunës Cudhi; Ahmet Dede, për funksionin Kryetar i Komunës Ujmisht; Gjovalin Gjoni, për funksionin Kryetar i Komunës Ungrej; Gani Allushi, për funksionin Kryetar i Komunës ZallHerr; Genc Drita, për funksionin Kryetar i Komunës Bërzhitë; Rexhep Derveni, për funksionin Kancelar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë; Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Jonito Selimaj, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Haxhi Dybeli, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Hasan Zane, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; Gertian Rushi, për funksionin Përgjegjës Sektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Blendi Seferi, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Anila Haxhiu, për funksionin Drejtuese, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier; Aleksandër Qafa, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Hristo Çavo, Doganier, Drejtora e Përgjithshme e Doganave. 

SHKARKO APP