ILDKP, kallzim penal ndaj 20 zyrtarëve të lartë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka kallëzuar penalisht dhe gjobitur 20 zyrtarë të administratës “për veprën penale që ka të bëjë me refuzimin për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Edhe në këtë rast tatimorët, doganierët, kryetarë komunash dhe zyrtarë të sistemit të drejtësisë, dominojnë listën për pasuri që nuk e deklarojnë apo nuk e justifikojnë dot. ILKDP njoftoi zyrtarisht këtë të martë se veç kallëzimit për ndjekje penale ndaj 20 zyrtarëve, të paraqitur në prokurori, do të informojë dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore ndaj zyrtarëve të ndëshkuar.
Lista e zyrtarëve si më poshtë:
-Adriatik Kaloshi, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Besnik Bishanaku, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Hasan Zane, doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Hristo Çavo, doganier, Drejtora e Përgjithshme e Doganave;
-Adela Abazi, Drejtore, Ministria e Punëve të Brendshme;
-Ermal Topalli, Drejtor, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës;
-Dritan Manaj, Kryetar i Degës së Shoqërive Publike tek Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;
-Xhevahir Bilja, Kryetar i Komunës Cudhi;
-Ahmet Dede, Kryetar i Komunës Ujmisht;
-Gjovalin Gjoni, Kryetar i Komunës Ungrej;
-Gani Allushi, Kryetar i Komunës Zall-Herr;
-Genc Drita, Kryetar i Komunës Bërzhitë;
-Rexhep Derveni, Kancelar te Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë;
-Leonard Mene, Përgjegjës Sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
-Jonito Selimaj, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Haxhi Dybeli, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Blendi Seferi, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Gertian Rushi, Përgjegjës Sektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Aleksandër Qafa, inspektor te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
-Anila Haxhiu, Drejtuese, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier.
KOHA JONË SONDAZH

