FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ilir Alimehmeti: 18 mijë e 125 vota për mua ishin votë për mënyrë të re të bërit politikë

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, kandidat i PD te lista e hapura të Tiranës, doli pas Jorida Tabakut por me 18 mijë e 125 vota nuk arriti të futej në parlament për shkak se PD-ha doli shumë dobët si forcë politike.

Pas mbarimit të numërimit të votave, ai shkruan: “Të dashur qytetarë, miq e bashkëluftëtarë të ndershmërisë, 18125 herë ju i thatë “po” shpresës, ndryshimit dhe të vërtetës. 18125 zemra besuan se politika mund të jetë ndryshe – më njerëzore, më e drejtë, më pranë qytetarit. Për këtë, ju jam thellësisht mirënjohës. Kjo fushatë nuk ishte thjesht një sfidë elektorale – ishte një thirrje për ndërgjegje, për bashkim rreth vlerave që na bëjnë njerëz: ndershmëria, puna, dinjiteti.

Çdo votë që hodhët nuk ishte vetëm për një emër, por për një mënyrë të re të të bërit politikë. Ju faleminderit që qëndruat krah meje, që më dhatë forcë me fjalët, buzëqeshjet dhe besimin tuaj. Faleminderit që më lejuat të jem zëri juaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati nuk është fundi – është fillimi i një rrugëtimi të gjatë dhe të ndershëm, që do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, pa u ndalur. Me gjithë shpirtin, Ilir Alimehmeti”, ka shkruar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?