Ilir Alimehmeti: Ligji për studentët e mjekësisë është izolim
Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se shumë pak personel ikën nga Shërbimi i Urgjencës 127, i cili trajtohet ndryshe.
Në emisionin “FactCheck”, ai shtoi se po të ndodhë diçka që ligjërisht mjeku në spital është i pambrojtur, nuk ka asnjë mbrojtje për stafin mjekësor, pasi shëndetësia ka dhe raste që nuk shkojnë ashtu siç duhet ku pacientë dhe familjarë kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, por nuk mund ta kërkojnë tek individi, por te shteti.
“Gjë e mirë është që qeveria të kuptojë që ka një problem me burimet njerëzore. Kjo gjë shtrohet karshi farmacistëve, laborantëve, mamive? Çfarë të ndalon ty? Liberalizimin na e dha Evropa, izolimin po e bëjmë vetë! Problematikën do e ndiejmë pas një viti, por që këtë shtator do të ndiejmë rënie të numrit të studentëve të Mjekësisë, mund të shkojnë që 18 vjeç jashtë. Po t’i mbështesësh mjekët që sot qëndrojnë. Nuk mund të presim vitin 2039, problematika e situatës është sot, humbën shumë vite pa ndërhyrë. Kjo nuk bëhet në terma për t’i shërbyer popullsisë”.
KOHA JONË SONDAZH

