Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:33 Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump Gianni Infantino përballet me një tjetër çështje të ndërlikuar, këtë herë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës britanike “The Telegraph”, presidenti i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ilir Beqaj letër nga paraburgimi: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim

Aktualitet E premte, 24 Prill 2026 17:23
Ilir Beqaj letër nga paraburgimi: U shkel ligji në ndryshimin e akuzës sime, nuk mora asnjë njoftim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka nisur një letër Fatmir Xhafajt, Ulsi Manjës dhe ministrit të drejtësisë, Toni Gogu. Në letrën e nisur nga Beqaj parashtrohen disa shkelje ligjore që SPAK ka bërë, sipas tij. Ai shprehet se nuk është njoftuar mbi akuzën e re, si dhe kjo e fundit nuk është formuluar qartë.

Letra e plotë

Në cilësinë e përfaqësuesit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë pjesë nga shkresa që ai i ka dërguar së fundmi më datë 20.04.2026, Z. Fatmir Xhafaj dhe Z. Ulsi Manja (në cilësinë e Kryetarëve respektiv të dy komisioneve të Kuvendit) dhe Z. Toni Gogu (në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë): Prej më shumë se 2 vitesh po përballem me një procedim penal në GJKKO (13/2020). Gjatë këtij procesi ka dalë një problem shumë serioz, që sipas meje prek jo vetëm çështjen time, por vetë standardin e KEDNJ dhe kushtetues të procesit të rregullt ligjor në Shqipëri.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bëhet fjalë për nenin 332/d, pika 3 të Kodit të Procedurës Penale, dispozitë që i jep gjyqtarit të seancës paraprake të drejtën të ftojë prokurorin të korrigjojë ose saktësojë akuzën kur vlerëson se cilësimi juridik është i gabuar ose akuza nuk është formuluar qartë. Në pamje të parë kjo mund të duket si çështje teknike procedurale. Në të vërtetë, nuk është. Është çështje themelore për ndarjen mes rolit të prokurorit dhe rolit të gjykatës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë ka ndodhur në rastin tim? Në procedimin penal nr. 13/2020 të SPAK, unë jam hetuar për disa vepra penale. Më 17 mars 2024 më është njoftuar me shkrim akuza për “shpërdorim detyre”. Më pas, në seancën paraprake të datës 23.12.2024, gjyqtarja e seancës paraprake vlerësoi se cilësimi juridik i akuzës nuk ishte i saktë dhe parashtroi një cilësim tjetër: “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, së bashku me elemente të tjerë të rinj në arsyetim.

Mund t'ju interesojë

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perë...

Para 2 minutash
Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet m...

Para 9 minutash
Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 31 minutash

Ajo që e bën situatën shqetësuese është se vetë prokurorët deklaruan në sallë se:

* sipas bindjes së tyre, akuza që kishin ngritur fillimisht ishte e drejtë;

* por, për të shmangur një ngërç procedural me gjykatën, pranuan “sugjerimin” e saj.

Pra, sipas deklarimeve të vetë organit të akuzës, akuza e re nuk ishte produkt i bindjes së prokurorit, por pasojë e mekanizmit procedural të nenit 332/d, pika 3.

Ku qëndron problemi? Kushtetuta e Shqipërisë është e qartë. Prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në gjyq, në emër të shtetit. Po ashtu, neni 34 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se një person merr cilësinë e të pandehurit me aktin e njoftimit të akuzës, dhe kur akuza ndryshon, është prokurori ai që duhet të marrë vendim dhe t’ia njoftojë të pandehurit. Edhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, në nenin 6, kërkon që çdo i akuzuar të informohet në mënyrë të hollësishme për natyrën dhe shkakun e akuzës. Në rastin tim, kjo nuk ka ndodhur.

Akuza e re:

* nuk më është njoftuar me një akt të ri të prokurorit;

* nuk është formuluar qartë nga prokurori në seancë;

* është referuar herë si vendim i gjyqtares së seancës paraprake, herë si procesverbal, madje deri edhe si audioregjistrim i seancës.

Pra, në thelb, unë jam vënë përballë një akuze që:

* nuk është bindja e vetë prokurorëve;

* nuk më është njoftuar me akt të rregullt të prokurorit;

* mbështetet në arsyetimin e një vendimi gjyqësor, jo në një akt të qartë akuze të organit kushtetues që ka tagrin për ta ngritur atë.

Pse kjo është e rrezikshme?

Sepse nëse pranohet kjo logjikë, atëherë kufiri mes gjykatës që gjykon dhe prokurorisë që akuzon bëhet i paqartë.

Në një proces të rregullt ligjor:

* prokurori duhet të ngrejë akuzën;

* gjykata duhet ta kontrollojë dhe ta gjykojë atë;

* i pandehuri duhet të dijë qartë dhe me shkrim për çfarë akuzohet.

Por nëse akuza del në thelb nga arsyetimi i gjykatës, ndërsa prokurori thotë se kjo nuk është bindja e tij, atëherë kemi një deformim serioz të procesit penal. Ky nuk është më thjesht problem terminologjik apo teknik. Ky është problem i autorësisë së akuzës, i ndarjes së funksioneve kushtetuese dhe i të drejtës së mbrojtjes. Unë mendoj se ka arsye serioze për të kërkuar kontrollin e kushtetueshmërisë së nenit 332/d, pika 3 të KPrP, të paktën në mënyrën si po interpretohet dhe zbatohet sot.

Sepse nëse kjo normë lejon që:

* gjykata të diktojë përmbajtjen reale të akuzës;

* prokurori të heqë dorë nga bindja e vet vetëm për efekt procedural;

* i pandehuri të mbrohet ndaj një akuze që nuk i është njoftuar rregullisht me akt të prokurorit;

Atëherë kemi një dispozitë të KPrP që, në praktikë, vendoset mbi Kushtetutën dhe mbi garancitë e procesit të rregullt ligjor. Kjo nuk është vetëm çështja ime. Ky problem nuk prek vetëm procedimin tim. Ai prek çdo qytetar dhe çdo prokuror në Shqipëri. Nëse pranohet që akuza mund të marrë formë jashtë bindjes së prokurorit dhe jashtë aktit formal të njoftimit, atëherë cenohet një parim bazë i shtetit të së drejtës. Prandaj, ju ftoj që nëse e gjeni të drejtë shqetësimin që po ju përcjell, të ndërmerrni veprime konkrete të nismës ligjore për të rishkruar nenin 332/d të KPrP ose të kërkoni kontroll kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Kontrolli kushtetues i kësaj norme nuk është interes personal. Është nevojë për të mbrojtur ndarjen e roleve në procesin penal, të drejtën e mbrojtjes dhe vetë procesin e rregullt ligjor.

Bashkëngjitur është një dokument me më shume detaje rreth rastit tim. Nëse kërkoni më shumë informacion, bashkëpunëtorët tuaj mund te kontaktojnë me mbrojtësin tim ligjor.

Me konsideratë, Ilir Beqaj

Ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë

IEVP Durrës, 20.04.2026

Etiketat e lidhura

Ilir Beqaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump
Para 1 minute

Infantino në telashe në SHBA, Kongresi mund ta thërrasë në janar për lidhjet me Trump

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit
Para 2 minutash

Turizmi në Santorini synon gjatë gjithë vitit: gastronomi, verë dhe kulturë përtej perëndimeve të diellit

UFC-334 në Madison Square Garden: Gane mbron titullin ndaj Hokit, Nunes rikthehet pas 3 vitesh për brezin e Harrison
Para 4 minutash

UFC-334 në Madison Square Garden: Gane mbron titullin ndaj Hokit, Nunes rikthehet pas 3 vitesh për bre...

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg
Para 9 minutash

Apeli i GJKKO ndryshon vendimin për ish-shefin e operacionales. Oltion Bistri dënohet me disa vite burg

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.