Ilir Beqja u shpjegon qytetarëve si të gjejnë mjekun e familjes

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, aktualisht deputet i PS, ka shpjeguar rrugën që personat e infektuar me koronavirus të kontaktojnë me mjekun e familjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beqja shkruan se tashmë në faqen e e-Albania-s përpos mjekut tuaj të familjes mund të gjeni edhe numrin e tij të telefonit për ta kontaktuar në lidhje me problemet shëndetësore.

Deputeti  thotë se pasi kishte publikuar një ditë më parë sesi qytetarët mund ta gjenin mjekun e tyre të familjes te e-Albania, shumë persona i kishin sugjeruar që përveç emrit dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i disponueshëm edhe numri i telefonit.

Pas këtyre sugjerimeve, ai thotë se vendosja e numrit u realizua pa u mbushur 24 orë.

Dje, publikova në facebook një mundësi të gjetjes nga kushdo se kush është mjeku i vet i familjes nëpërmjet përdorimit të platformës qeveritare e-Albania.

Shumë të njohur më kontaktuan duke shprehur vlerësimin për këtë lehtësi, por edhe duke sygjeruar që do të ishte edhe më ndihmuese nëse përveç emrit të mjekut të familjes dhe qendrës shëndetësore përkatëse të ishte i diponueshëm edhe numri i telefonit celular. E përcolla sygjerimin tek administratorët e e-Albania dhe pa u bërë 24 orë, edhe ky informacion është disponibël. Përgëzime e-Albania!” shkruan Beqja.

SHKARKO APP