Ilir Meta i bashkohet nismës së Berishës, ka një apel për Zuckerberg dhe Elon Musk

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është bashkuar thirrjes që Sali Berisha po bën për të përjashtuar nga rrjetet sociale kryeministrin Edi Rama. Në një postim në Twitter, Meta shkruan se qeveria ”Rama 3” po shkel rregullat dhe standardet ndërkombëtare të platformave online.

“Mbështes thirrjen e liderit të Partisë Demokratike Sali Berisha, drejtuar Mark Zuckerberg-ut dhe Elon Musk-ut dhe platformave të tjera online që t’i mohojnë aksesin qeverisë Rama për shkak të praktikave të ndjekura prej tyre në shkelje të standardeve dhe rregullave të tyre globale”,-shkruan Meta.

Më herët gjatë së premtes, gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, Sali Berisha lëshoi një apel për Mark Zuckerberg dhe Elon Musk që të ndalin atë që ai e quajti “terror digjital të Edi Ramës”. Sipas Berishës, Rama nuk ka asnjë parim dhe po terrorizon punonjësit e administratës përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP