Ilir Meta: Jemi në situatë kritike. Vendi pas 32 vitesh nuk ka më pluralizëm

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se Shqipëria ndodhet në një moment kritik të lirisë dhe demokracisë. Duke folur për 32-vjetorin e protestës së studentëve të dhjetorit ’90, Meta pohon se situata pas 32 vitesh vendi nuk ka më pluralizëm.

“Unë atëherë mendoja se do të merresha me ekonomi dhe në fushën e pedagogjisë. Por gjërat ndryshuan shpejt. Dhe e rëndësishme është fakti se sot duhet reflektuar. Pasi nuk jemi aty ku kemi menduar 32 vite më parë, por edhe 10 vite më parë. Jemi në moment kritik të lirisë, demokracisë të vendit tonë. Dhe në shembullin e atyre të rinjve të reagojmë dhe të rivendosim pluralizmin demokratik në vend”.

Duke folur për përgjegjësitë ai tha se e rëndësishme është ecuria si vend. “Kjo nuk është thjesht përgjegjësi individuale. Unë i kam marrë ato kur kanë ekzistuar. Kjo nuk është personale por po flasim për ecurinë si vend në 32 vite. Vendet e tjera kanë ecur shumë më para krahasimisht me ne”.

SHKARKO APP