Ilir Meta ka kërkesa për letra, stërvitje dhe për të mos takuar Kryemadhin

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në paraburgimin tek Jordan Misja ose siç njihet ndryshe burgu 313 në Tiranë. Për shkak të pozicioneve të rëndësishme që ka mbajtur në drejtimin e vendit, si president, kryeministër, kryeparlamentar dhe disa herë ministër, Meta është duke qëndruar në një sektor të burgut nën masa të posaçme sigurie.

Për të është parashikuar një plan i detajuar për të shmangur çdo incident për jetën e ish-kreut të shtetit. Përgjatë këtyre ditëve të qëndrimit, dy prej të cilave në qelinë e observimit, Meta ka kërkuar të lejohet për të dalë në ambjentin sportiv që të ushtrohet në stërvitje. Po ashtu ka kërkuar letra dhe stilolaps, me qëllim që të komunikojë mesa duket për çështje të rëndësishme me djalin e tij Besarin dhe të besuarit e tij në Parti.

Meta ka dërguar letra nga i biri dhe prej andej ka nxjerrë letrat. Veç Gjokutajt takim me Ilir Metën ka marrë dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i cili sipas procedurës ka komunikuar me të, nëse kishte ndonjë kërkesë apo shqetësim lidhur me qëndrimin në qeli.

Po ashtu SPAK-u do të firmosë lejen që Meta të zhvillojë takime me familjarët dhe sipas portalit ”VNA.al” nuk do të pranojë takime me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, e cila po ashtu është nën hetim dhe nën masën e sigurisë ”detyrim për paraqitje”.

SHKARKO APP