Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia

Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë mbi kriteret e caktimit të masës “arrest në burg”, Gjykata e Posaçme duhet të shqyrtojë një kërkesë për liri të Ilir Metës. Kërkesa e depozituar pak ditë më parë, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda në seancën e 11 majit 2026.

Presidenti i Partisë së Lirisë kërkon nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”.

Më 4 maj Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e radhës për Metën, ndërsa më herët të gjitha kërkesat për zbutje të masës, në të tre shkallët e gjykimit janë refuzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?