Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 07:43 Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) njoftoi të premten pezullimin e të gjitha fluturimeve në të gjithë vendin , për shkak të problemeve…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ilir Meta mbetet në burg, Kushtetuesja: Masa proporcionale dhe e ligjshme

Ilir Meta mbetet në burg, Kushtetuesja: Masa proporcionale dhe e ligjshme

Aktualitet
E mërkurë, 8 Prill 2026 16:26
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke qenë se Prokuroria e Tiranës e ka ende në hetim rastin nuk e kanë marrë parasysh. Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi se: Duket nga një vëzhgues i jashtëm se Meta ka kryer veprat penale për të cilat akuzohet dhe se masat ndaj tij janë proporcionale dhe janë te ligjshme e Kushtetuese. Kushtetuesja e la në burg.

Vendimi

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë (Gjykata) në datën 08.04.2026 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve çështjen me kërkues Ilir Metaj, me objekt: Shfuqizimi i vendimeve nr. 125, date 20.10.2024 dne mr. 130 datë 23.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 59 (87-2024-333), date 19 11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-364 (57) date 27.02. 2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si te papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjykata pasi mori në shqyrtim pretendimet dhe prapësimet e palëve, në mënyrë të përmbledhur, vëren për sa vijon:

Së pari, kërkuesi legjitimohet ratione personae dhe ratione temporis për vënien në lëvizje të kontrollit kushtetues për vendimet gjyqësore që kanë disponsar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Së dyti, sa i takon kriterit për shterimin e mjeteve juridike, kërkuesi ka pretenduar cenimin e së drejtës për të mos iu nënshtruar tortures, mint apo trajtimit mizor, çnjerëzor ose poshtërues, të garantuar nga neni 25 i Kushteturnés de neni 3 i KEDNJ-së, lidhur me ngjarjen e datës 21.10.2024 për mënyrën e ekzekutimit nga Policia e Shtetit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, në zbatim të vendimit nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata konstatoi, nga njëra anë, se kërkuesi e ka parashtruar këtë pretendim në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm në procesin gjyqësor për verifikimin e kushteve dhe kritereve të caktimit të masës së sigurimit personal dhe nevojave të sigurimit, ankimin dhe rekursin e tij dhe, nga ana tjetër, se autoritetet shtetërore kompetente nuk kanë vepruar në atë kohë me nismën e tyre për të adresuar pretendimet e kërkuesit. Megjithatë, sipas informacionit të përcjellë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkuesi ka paraqitur kallëzim lidhur me ngjarjen dhe pranë asaj prokurorie në vitin 2025, duke u regjistruar procedimi penal për veprën penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, të parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, për të cilin hetimet janë në vijim. Në kushtet kur nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykatat e zakonshme mbi këtë çështje, Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se nuk mund ta marrë në shqyrtim duke qenë se kontrolli i saj ka natyrë subsidiare, në kuptim të nenit 131. shkronja “f”, të Kushtetutës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së treti, në aspektin e kriterit ratione materiae, Gjykata u ndal në vlerësimin e argumenteve të kërkuesit në drejtim të cenimit të lirisë personale në aspektin substancial të lidhur me (1) standardin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova dhe (ii) parimit të proporcionalitetit, të garantuara nga nenet 17. 27 dhe 28 të Kushtetutës. Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se: në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka fakte dhe informacione që arrijnë të bindnin një vëzhgues të jashtëm se kërkuesi mund të ketë kryer veprat penale për të cilat dyshohet, ndaj nuk mund të arrihet në përfundimin se kufizimi i lirisë së tij është kryer në mungesë të dyshimit të arsyeshëm, në kuptim të nenit 27, paragrafi 2, shkronja “c”, të Kushtetutës dhe nenit 5, pika 1, shkronja “e”, të KEDNJ-së, masa e sigurimit personal ndaj kërkuesit është e vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, ajo nuk është joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe nevojave të sigurimit, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e saj. Në përfundim të shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata vendosi, me shumicë votash: Rrëzimin e kërkesës.

Mund t'ju interesojë

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Para 8 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Para 1 ore
Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Para 1 ore

Etiketat e lidhura

ilir meta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin
Para 8 minutash

Ndalen të gjitha fluturimet në SHBA, mister kush e shkaktoi bllokimin

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.6 lekë

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 14 nëntor: Hëna në Bricjapi sjell qetësi

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C
Para 1 ore

Moti sot, 14 nëntor 2026: stuhi me rrufe në Tiranë, 20°C

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 7 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 10 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 9 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.