Ilir Meta mesazh të rinjve: Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur nga vendi
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në takimin me studentët u shpreh se qeveria po ndjek politika të qëllimshme për të mos financuar arsimin. Sipas tij, vetëm regjimet autokratike kanë frikë prej studentëve dhe intelektualëve.
”Gjermanishten mësojeni, por jo për të ikur, për t’u larguar nga vendi, sepse çdo gjë mund të gjeni ju në mbarë botën, por atdhe, prindër, nuk keni për të gjetur.
Të bashkojmë forcat për arsimin dhe për të realizuar shumë shpejt atë ndryshim të domosdoshëm që e bën Shqipërinë vendin që u përket të rinjve.
Unë pres një angazhim edhe më të madh, në respekt të fuqisë dhe të ëndrrave tuaja, të cilave nuk mund t’u vendosë askush kufij, sepse ato janë gëzimi më i madh për çdo familje shqiptare dhe për mbarë kombin”.