Ilir Meta mori pjesë në çeljen e ekspozitës dhe konkursit filatelik ndërkombëtar “Balkanfila 2016”

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në çeljen e ekspozitës dhe konkursit filatelik ndërkombëtar, “Balkanfila 2016” me koleksione pullash, që u zhvillua në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Drejtori i Postës Shqiptare,Majlind Lazimi, anëtarë të Këshillit të Ministrave si dhe personalitet të artit dhe kulturës.

m2

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky event, ku morën pjesë koleksionistë nga i gjithë Ballkani, por edhe nga Rusia, Ukraina e Moldavia, u organizua nga Shoqata e koleksionistëve të Shqipërisë dhe Posta Shqiptare nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Balkanfila 2016” është një ekspozitë ndërkombëtare filatelike e cila zhvillohet një herë në katër vjet dhe u organizua për herë të  parë në Shqipëri.

Në këtë ekspozitë u prezantuan koleksione me pulla filatelike që mbartin vlera të veçanta historike, artistike dhe kulturore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?