Ilir Meta: Nuk e di çfarë heton SPAK-u, por nuk i shmangem drejtësisë

Nga kampingu i të rinjëve në Jalë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për hetimet që ka nisur SPAK-u për të, pasi i ka kërkuar KQZ kopje të formularit të dekriminalizimit.

Për ”Syri Tv”, Meta tha se nuk ka asnjë dijeni për hetimet dhe nuk i intereson. Megjithatë thotë se do të shkojë të përgjigjet para drejtësisë, nëse do të ketë thirrje për të.

“Nuk e di çfarë hetojnë ata, le të hetojnë çfarë të duan. Unë jam përballë jush dhe përballë regjimit të Ramoviçit. Përpara një viti kishte një lidership të korruptuar të opozitës që përdorej nga Ramoviçi. Unë s’i jam shmangur asnjëherë drejtësisë, kjo ka qenë fuqia ime, jam përballur me drejtësinë. Ka një thirrje për mua, do shkoj do t’u përgjigjem dhe do t’ju njoftoj për çfarë më kanë thirrur. As nuk jam thirrur dhe as nuk jam i interesuar”, tha Meta.

SHKARKO APP