Ilir Meta përkujton shkrimtarin e madh shqiptar: Dritëroi e ndjente se do të na mungonte

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Mesazhi i plotë i Ilir Metës në Facebook: 

Sot përkujtojmë 91-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, vlerat, veprat dhe kontributi i të cilit e kanë bërë të paharrueshëm për letërsinë shqiptare.

Gjithmonë e kam konsideruar privilegj dhe fat miqësinë shumë vjeçare me Dritëro Agollin, njëkohësisht dhe faktin që ai ka qenë bashkëudhëtar inkurajues në fillimet e rrugëtimit tim politik.

Dritëroi e ndjente se do të na mungonte shumë ndaj edhe përmes këtyre vargjeve na e dha zgjidhjen për ta patur gjithnjë mes nesh përmes veprave të tij.

“Po kur të jesh mërzitur shumë.

Në raft të librave kërkomë,

Atje do të jem i fshehur unë,

Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje.”

SHKARKO APP