Ilir Meta: Përpjekje për grusht shteti kundër Kreut të Shtetit

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta kur tha Kuvendi ka falsifikuar provat për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në një konferencë për media, Presidenti Meta tha se e gjitha kjo ka qenë një përpjekje për grusht shteti kundër Kreut të Shtetit, ndërsa shtoi se procedura për shkarkimin e tij ka qenë mafioze.

Si konkluzion kjo është një padi shumë e rëndësishme, për arsye se krimi i falsifikimit është shumë flagrant, ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër Kreut të Shtetit dhe ky krim tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak i deri para 25 prillit, por është një dramë se si po funksionon edhe ky Kuvend, me opozitë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj, këtu kemi të bëjmë me themelet e Republikës, që janë tronditur rëndë. Nëse Presidenti i atij vendi të nderuar të BE doli me popullin vetëm për të kundërshtuar një ligj të konfliktit të interesave, ligje më të rënda se ai Kuvendi i mëparshëm ka prodhuar në çdo seancë, dhe deklaroi që ky ligj është nisja e një grushti shteti, çfarë mund të themi pas gjithë atyre historive të falsifikimeve, që kanë ndodhur në vendin tonë përgjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë edhe ndërtimin e institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Është e qartë që kjo përpjekje, kjo provë e re, që askush nuk e kërkon, që vjen pas 8 muajsh, kur procedura ka qenë e qartë që ka qenë antikushtetuese dhe e falsifikuar nga Kuvendi njëpartiak, sepse vetëm 40 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit, ka qenë një procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekja për të finalizuar një grusht shteti kundër Kreut të Shtetit”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?